Përfaqësim katastrofal i shqiptarëve në misionet diplomatike

Emërimi i shqiptarëve nëpër Përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë në botë, vazhdon të shpërfillet. Postet e ambasadorëve mbeten vakante mbi 2 vjetësh tashmë në Varshavë, Sarajevë, Bern; rreth 1 viti në Doha, ndërkohë që Ambasada e Maqedonisë në Gjenevë, pothuajse 4 vjet është pa ambasador, shkruan Alsat-M.

Edhe pse këto ambasada i takojnë partisë shqiptare, BDI-së, Ministria e Jashtme tashmë ka dërguar kuadro maqedonase si ushtrues detyre të ambasadorëve në Doha dhe Varshavë. Ndërkohë që ambasadorët që ka caktuar BDI-ja akoma mbeten peng i mos-firmosjes së kreut të shtetit, për shkak të kontestimit të legjitimitetit të tij nga partia shqiptare në pushtet.

Në konkursin e fundit të MPJ nga 17 diplomatët e emëruar për përfaqësitë konsullore dhe diplomatike të Maqedonisë, vetëm 2 ishin shqiptarë. Në rreth 60 përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë në shtetet e jashtme dhe organizatat ndërkombëtare ka 3 ambasadorë dhe vetëm një konsull shqiptar.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shume mire ju ben kreu i shtetit e keni merituar.Nga ana tjeter kujt ja qani hallet?! Popullit? Ha ha sa komik qe jeni, mos doni te dalim ne protesta qe ju ti avansoni edhe disa analfabeta. U kenaqen ket me paret tona e tash pak neper bote me qene kenaqesija ne ekstaze.Turp ; fshari digjet k….krihet

Back to top button