Ahmeti-Hysa: Të formohet komision i përbashkët për komunikim Maqedoni-Kosovë

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari  Ali Ahmeti, ka pritur Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Ylber Hysa.

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit midis Kosovës dhe  aqedonisë si dhe për situatën politike në Kosovë dhe Maqedoni, por  edhe zhvillimet në rajon dhe integrimet EuroAtlantike.

Z. Ahmeti dhe Z. Hysa u pajtuan që dy vendet duhet të zhvillojnë marrëdhëniet bilaterale me mirëkuptim dhe ndihmë për njeri tjetrin në të  gjitha fushat, si ato ekonomike, por edhe ato politike.

Kryetari Ahmeti theksoi që dialogu permanent midis Kosovës dhe  Maqedonisë është preventiva më e mirë për tejkalimin e të gjitha  mosmarrëveshjeve eventuale dhe në këtë vazhdë propozoi themelimin e një  Komisioni të Përbashkët për ti menaxhuar të gjitha çështjet midis  Prishtinës dhe Shkupit që do ta  përmirësonte komunikimin dhe  bashkëpunimin midis vendeve.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që parimi i fqinjësisë së mirë është shumë i rëndësishëm dhe që të dy vendet duhet të bëjnë përpjekje maksimale për afrim midis vete dhe për zbatim të reformave të nevojshme për integrim EuroAtlantik.

Kryetari Ahmeti dhe Hysa gjithashtu folën për zhvillimet politike në vend, me ç’rast  Ahmeti theksoi përpjekjet e Bashkimit Demokratik për Integrim për arritje të zgjidhjes së çështjes së emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Njëkohësisht, nëpërmjet të Ambasadorit të Kosovës, Kryetari Ahmeti uroi Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tjerë për vendimin e djeshëm të Gjykatës në Prishtinë për ti shpallur të pafajshëm dhe për ti liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte. Me këtë vendim, edhe një herë u vërtetua drejtësia e luftës së ushtrive tona çlirimtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button