Myftinia e Gostivarit në përgatitje të manifestimit “Java e Muhamedit A.S”

Myftinia e Gostivarit është në përgatitje e sipër për mbajtjen e manifestimit tradicional “Java e Muhamedit A.S.”. Ky manifestim organizohet për të dymbëdhjetin vit me radhë, me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s., nga BFI ­ Gostivar.

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e këtij manifestimi, Myftinia e Gostivarit ka në agjendë konferenca për shtyp, vizita nëpër shkolla të ndryshme të komunës së Gostivarit, dhurata për biblioteka të shkollave, etj. Në kuadër të manifestimit, do të bëhet edhe promovimi i librit “Duodecimalistët shiitë dhe ehli Sunneti” i autorit Musli Bajrami, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Manifestimi do të përmbyllet me ngjarjen qendrore “Mirë se erdhe e Resulall­llah”, në Palestrën sportive Rinia në Gostivar. Ky eveniment do të transmetohet drejtpërdrejt përmes kanalit televiziv shtetëror RTM2­Programi i Dytë në Gjuhën Shqipe.

Lajme të ngjashme

Back to top button