Reagojnë luftëtarët e Gjakovës: Parregullsi në listat e veteranëve (Video)

Nuk kanë kaluar as tri ditë nga publikimi i listave të veteranëve të luftës së Zonës së Dukagjinit, dhe pakënaqësitë në mesin e ish-luftëtarëve të Gjakovës kanë nisur të shfaqen.

Ish-luftëtarët e Brigadës 137 Gjakova dhe 131 Jusuf Gërvalla ishin ndër të parët që në mënyrë publike reaguan në lidhje me këtë fakt.

“Ne si luftëtarë kemi identifikuar njerëz që nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së. Mund të jenë pjesëtarë, por jo veteranë dhe është e papranueshme që një luftëtar që ka luftuar nga fillimi e deri në fund të luftës të barazohet e ta ketë statusin e njëjtë me dikë që nuk ka qenë ashtu. Pastaj ka në radhët e invalidëve të luftës njerëz që nuk janë plagosur në betejat e UÇK-së të gjithë ata sot veç janë të shpallur invalidë”, ka thënë Mimoza Shala, ish-luftëtare e UÇK-së nga Zona e Dukagjinit, transmeton Koha.net.

Lajme të ngjashme

Back to top button