Kathimerini: Afera e spiunëve në Maqedoni është e trilluar

Shkupi përpiqet që ta përziejë Greqinë me spiunim, shkruan gazeta Kathimerini. Gazeta i referohet disa burimeve të qeverisë greke, sipas të cilave nuk ekziston përzierje nga asnjë përfaqësues të qeverisë dhe se afera është e fabrikuar.

Jozyrtarisht transmetohet se njëri nga të arrestuarit përkohësisht ka qëndruar në Halkidiki me njerëz nga shërbimi sekret i Greqisë dhe u ka dhënë informacione për të cilat ka marrë të holla, shkruhet në komentin e gazetës greke Kathimerini, ku shtohet se me publikimin e aferës së spiunëve me përmendjen jozyrtare të Greqisë, nxitet anti helenizmi.

Në artikull përmendet edhe ngjarja e ndalesës për hyrje në Greqi të Suzana Spasovskës dhe gazetares, Ivana Kostovska të dyja nga Maqedonia.

Ndalesa sipas Kathimerinit, ka ndodhur si gjest i qendrave sekrete, siç quhen në Greqi, patriotët joformal nga shërbimet sekrete, ndërsa diplomatët kanë dënuar aktin e ndalesës së hyrjes së gazetares.

Krem mbi tortë për kryeministrin nacionalist, Gruevski, janë ndalesat për hyrje në kufi të këngëtares dhe gazetares, thotë gazeta greke, shteti i të cilit jeton në izolim nga perëndimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button