fbpx

Pamje shokuese: 10 policë rrahin të ikurin (Video)

Pasi i kishte ikur policisë me veturë, këmbë dhe së fundi me kalë, Francis Pusok është rrahur brutalisht nga policët të cilët më në fund e kishin kapur. Gjithçka ndodhi në jug të Kalifornisë në SHBA.

Gjithçka kishte filluar kur policia ka provuar t’ia dorëzojë urdhrin për bastisje të dyshuarit për identitet të rremë. Pusok arrin të ikë me veturën e tij, kurse pas një ndjekje të gjatë ai del nga vetura dhe vazhdon të vrapojë nëpër një terren të vështirë kodrinor, transmeton Telegrafi.

Pas pak minutash i ikuri ia del ta vjedh një kali dhe të vazhdojë ikjen. Policia vazhdon ta ndjek me helikopter dhe kur kali u lodh së vrapuari, policët zbresin nga helikopteri dhe e kapin të dyshuarin.

Pikërisht këtu fillon tortura mbi të ikurin, të cilin fillojnë ta godasin policët derisa ai po qëndronte I shtrirë në tokë. I dyshuari qëllohej pa mëshirshëm me grushta, shkelma dhe shkopinj.

Tërë ngjarja është xhiruar me kamerë. Incidentin brutal, si pasojë e të cilit u suspenduan 10 policë, mund ta shihni më poshtë në video.

Lajme të ngjashme

Back to top button