Pak para në arkën e shtetit, premtimet e Gruevskit “çokollatë” e hidhur për qytetarët

Pakoja e premtimeve të reja të kryeministrit Nikolla Gruevski e cila sforcohet pas publikimit të bisedave të përgjuara përbënë vazhdimin e politikës së “çmendurisë” ashtu siç deklaron edhe vetë ministri i financave Zoran Stavreski gjatë një bisede që zhvillon, deklarojnë analistët. Premtimet për rritje të pagave në polici, rritjen e stipendive për studentët dhe nxënësit si dhe rritjen e ndihmës sociale, konsiderohen si masa ant ibombë të kryeministrit për të cilët nuk ka mjete të mjaftueshme në arkën e shtetit.

Profesori i ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti , thotë për Portalb se nëse vazhdon kjo politikë nuk mund të pritet asgjë tjetër veçse rritje enorme të deficitit të buxhetit të shtetit. Sipas tij, ka një disballans të buxhetit mes shpenzimeve publike dhe realizimit të të ardhurave në këto momente.

“Po dëgjohen premtime gjithnjë e më të mëdha se buxheti i shtetit, ndërkohë që për shkak të krizës politike pritet që të ketë ulje të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Nëse kalkulohen im paktet fiskale të masave të premtuara nga kryeministri atëherë disballansi ne mes shpenzimeve publike dhe realizimit të të ardhurave do të jetë edhe më i madh”, thotë Bexheti.

Ish Guvernatori i bankës së Maqedonisë, Petar Goshev thotë se tendencat e  kryeministrit janë përpjekje të çmendura i cili mendon se në këtë mënyrë duke ndarë “çokollata” për qytetarët nga paratë e huazuara do të mbajë qeverinë. Kjo sipas tij është me të vërtetë çmenduri.

“Ata tani janë në panik për të shpëtuar nga ndjekja penale dhe në mënyrë plotësuese mundohen që të përfitojnë ndonjë pikë politike për të qëndruar në qeveri”, thotë Goshev.

Ish ministri i financave Xhevdet Hajredini, thotë se është shumë e papërgjegjshme që kryeministri në çdo tubim të jap premtime për të cilët nuk janë rezervuar para nga buxheti dhe se ajo është dashtë të bëhet në dhjetorë kur është miratuar buxheti.

“Këto premtime janë paralajmërime për rebalanc të buxhetit. Reballansi bëhet në Kuvend dhe jo në tubime partiake. Buxheti është Ligj dhe ajo nuk mund të ndryshohet me vetë dëshirë. Nga bisedat që prezantohen është demaskuar sjellja e kryeministrit i cili bënte me buxhetin cfar të dëshironte”, thotë Hajredini.

Kryetari i Komisionit për financa pranë LSDM-së, Kire Naumov, thotë se buxheti nuk përmban asnjë implikim fiskal nga premtimet e dhëna, pas publikimit të “bombave” nga opozita.

“Kjo mund të thotë se qeveria aspak nuk ka për qëllim që t’i realizojë premtimet, por nëse vendos që t’i realizojë atëherë që në muajin prill duhet të shohim rebalancin e buxhetit. Ky rebalanc do të thoshte rritjen e deficitit në buxhet edhe për 100 milion euro, atëherë deficit i ri i buxhetit patjetër të mbushet me kredi të re”, thotë Naumov./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button