Jessica Biel dhe Justin Timberlake bëhen prindër

Tani është zyrtare: Justin Timberlake do ta pasojë kostumin dhe kollaren tek trashëgimtari. Këngëtari dhe bashkëshortja e tij 33-vjeçare, aktorja Jessica Biel kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre Silas Randall Timberlake, sipas burimeve të afërta të revistës “People”. Po të njëjtat burime tregojnë se nëna dhe i porsalinduri gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa babai është “në ekstazë”. Detaje të mëtejshme nga çifti janë mbajtur në privatësi të plotë gjatë kësaj periudhe, shkruan Revista Class.

Pas disa muajve që Biel ishte shtatzënë, Timberlake e konfirmoi më në fund lajmin (në 34-vjetorin e lindjes) se çifti së shpejti priste një fëmijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button