Strategjia e Zaevit me shqiptarët

Situata politike në Maqedoni po shkon në humnerë të errët duke shpresuar se me rënie në fundin e saj të fillojë të shfaqet drita e shpresës për një dalje nga ajo vrimë e errët.

Trendi i bombave të opozitës në politikën ditore po shkon si hallvë, opozita në këto nëntë vitet e fundit assesi nuk arriti të fitojë pushtetin me forcën dhe format e saj si parti politike.

Ajo dështoj përballë makinerisë fituese të quajtur VMRO-DPMNE të cilës kohëve të fundit  ju shfaq ndryshku dhe po shkon drejtë kalbjes si makineri veprimi.

Në pranverë të vitit 2013 në zgjedhje të rregullta brenda partisë me votim të delegatëve të partisë Zoran Zaev në garën  për kryetar të partisë fiton të dy kundër kandidatët e tjerë dhe me këtë edhe zyrtarisht bëhet kryetar i LSDM-së i cili në të njëjtë periudhë në zgjedhjet lokale fiton mandatin e dytë për kryetar të Strumicës dhe me këto fitore të tija në skenën politike kemi një figurë përballë një VMRO me figura të njejta plot nëntë vitet e fundit të qeverisjes së saj dhe pikërisht këtu fillon përplasja më e nxehtë ndërmjet këtyre dy subjekte për pushtet duke u bazuar  në historikun e formimit të tyre, nuk do të futem më thellë pasi që tema në të cilën po shkruaj nuk na lejon të futemi aq shumë por do e lëm për me vonë.

Zaevi si një figurë e re politike tashmë në një farë mënyre duke i pranuar në përgjithësi të gjitha gabimet dhe dështimet e partisë së tijë në të kaluarën bëri minimumin që duhej të bëj me një kërkim falje publike përmes një pres konference.

A është këtu fillimi i strategjisë së tij ndaj shqiptarëve ? dhe Çka po përgatit Zaevi për shqiptarët ?

Këto dhe shumë pyetje tjera do të jenë enigmë edhe për një periudhë të gjatë, ai me publikimin e bisedave telefonike nën sloganin e vërteta për Maqedoninë ka premtuar se do të publikojë gjitha punët e këqija të kësaj qeverie në këto vitet e fundit.

Në bombën e parë Zaevi përveç tjerash publikoj edhe biseda të liderëve shqiptar që jep të kuptojë se të gjithë kanë qenë të përgjuar edhe partnerët shqiptar të koalicionit dhe ato të opozitës, në këtë bombë Ali Ahmetin e paraqet me një inçizim me tematik bamirësie ndërsa Menduh Thaçi duke fol në gjuhën serbe dhe këtu lind dyshimi se pse pikërisht zgjodhi këto biseda ti publikojë të parat dhe a është kjo pjesë e strategjisë së tijë me shqiptarët ?

Strategjinë e tij në një të ardhme të afërt  do ta kuptojmë por tani si po shkojnë punët kemi shumë hamendje, në pyetjet e shumta të gazetarëve në lidhje me përfaqësuesit shqiptarë në këtë qeveri Zaev çdo herë përgjigjej si me rezervë fakt ky që të bënë të dyshosh në projektin e tij për zbardhjen e gjitha krimeve të kësaj qeverie.

Zaevi në çdo paraqitje premton se do të publikoj gjithçka, por sa do i besojnë shqiptarët?

Ali Ahmeti në paraqitjen e tijë të parë pas publikimit të bombës doli shumë komod duke mos u frikësuar pasi që paraqitet i pastër nga këto krime të partisë bashkëqeverisëse  në të cilin koalicion  bënë pjesë edhe BDI, me këtë po le të hapur pazarllëkun me Zaevin në njëfarë mënyre.

A do të thotë kjo se Zaevi dhe Ahmeti po bëjnë bashkëpunim për të ardhmen pas përmbysjes të këtij regjimi, dhe a po kuptohet kjo situatë se Zaevi do ti japë edhe një shanse Ahmetit për ta mbajtur atë në kontroll siç po bën Gruevski.

Një gjë e tillë mundë edhe të ndodhë sepse BDI po tregohet me muskuj të dobët në kërkesat apo definimin e statusit të shqiptarëve si etnitet shtet formues me të cilën gjë e filloi kjo parti objektivin e saj dhe çdo kohë propagandon për të arritur përmes marrëveshjes së Ohrit por kjo po i rezulton me një mission impossible.

Pas gjithë kësaj mendoj se në BDI do të ketë pastrim të kuadrove brenda partiake apo reforma sikurse në PDSH nga Ziadin Sela por vetëm se dallimi këtu do të jetë se te këta të fundit reforma filloj prej lart-poshtë ndërsa te këta të paret do të fillon prej poshtë-lart ku koka e partisë nuk do të preket edhe për një periudhë të gjatë.

Pra nëse Zaevi nuk do ta lëndoj më shumë BDI-në me bombat e tij dhe do të bëjë ndonjë pazarllëk tinëz kjo do të jetë e frikshme për ne shqiptarët pasi që e ardhmja e jonë do të vazhdojë me rutinë të njejtë dhe zvarritje të integrimit, avancimit dhe lideshipit në aspekt nacional, dhe me këtë frikësohem se do të shohim Gruevski 2 që do të jetë humbje katastrofale për shqiptarët nëse pranojnë të bien në një grackë të tillë.

Opozita shqiptare apo subjektet e reja në formim e sipër me fuqinë e tyre të vogël por me projekte dhe platforma të mëdha për përcaktimin e ardhmërisë së Maqedonisë a do të jenë pjesë e strategjisë së Zaevit.

Nëse nuk kemi unifikim të këtyre subjekte të reja mund të ketë fërkime për një skenar të keq për shqiptarët nëse ndodhë qeverisja Gruevski 2 por me aktor kryesorë Zaevin.

Nuk po e them se Zaevi do ta përsërisë këtë film të qeverisë aktuale por nëse pas përfundimit të kësaj krize politike ai ka plane për definim të shtetit si unitar dhe me pakica të mëdha e të vogla dhe duke gjetur ato dobësitë e partive shqiptare çdo gjë mund të ndodhë, pra duhet me kujdes të shohim të gjitha veprimet deri në përfundimin e këtij procesi të përgjimeve, dhe partitë shqiptare nuk duhet të tolerojnë të nën vlersohen dhe të degradohen por duhet të tregohen të guximshme dhe serioze për definim të çëshjes së tyre, për të arritur këtë duhet vetëdijesim, fuqi vepruese dhe një mbështetje më e fuqishme nga Tirana dhe Prishtina.

Zaevi tani po shifet si shpëtimtari i Maqedonisë por shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm nga ndihma që ofron ky shpëtimtarë se a do të ofrojë ndihmë afatgjate apo afatshkurtër dhe ndihmë me pasoja apo pa pasoja.

Lajme të ngjashme

Back to top button