“Rrëshqet” Barcelona, buzëqesh Reali

Barcelona ka lëshuar mundësi të artë për të mbajtur epërsinë prej katër pikëve me ndjekësin e parë, Real Madrid.
Skuadra e Luis Enriques ka luajtur barazim 2:2 në udhëtim te Sevilla, edhe pse kishte epërsinë 0:2.
Messi në minutën e 14’, dërgoi në epërsi Barcelonën, ndërsa Neymar nga gjuajtja e lirë në minutën e 31’, shënoi një gol të bukur për 0:2.
Mesfushori Banega në minutën e 38’, ngushtoi epërsinë në 1:2.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Për një pikë të madhe për Valencian, dhe për t’i prishë punë Barcës, u përkujdes Gamerio, që barazoi në 2:2.
Barca tani ka 75 pikë, ndërsa Reali 73.

Lajme të ngjashme

Back to top button