Derbi shqiptar i takoi Ilirëve nga Kumanova

Ekipi kumanovar, Ilirët Kumanovë në kuadër të xhiros së 23 të Ligës së parë në futsal ka shënuar fitore të rëndësishme në Tetovë, duke mposhtur ekipin e Univerzitetit të Europës Juglindore (SEEU) me rezultat 7:9.

KFV Ilirët po dëshmojnë që janë simboli i vetëm i sportit shqiptar në Kumanovë, ku me fitoret e një pasnjëshme po bën krenar çdo kumanovar.
Pas kësaj fitore që edhe më shumë forcoi pozitën e tretë, KFV Ilirët javën tjetër presin që të mposhtin ekipin nga Shkupi “KMF Skopje” dhe të sigurojnë pozitën e dytë, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Kumanovë.

SEEU 7:9 Ilirët Kumanovë
Golashenues (SEEU): 3 gola Altin Salihi, 2 gola Samir Ramadani, 1 gol Sadam Saiti dhe Ismet Ceka.
Golashenues (Ilirët): 3 gola Bekim Ramadani, 2 gola Hasan Bilalli dhe Erkan Aliu, 1 gol Ylber Alili dhe Alil Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button