Renova si uragan, merr gjithçka që i del para (Video)

Renova nuk njeh asnjë kundërshtar, ka vazhdon formën e shkëlqyeshme dke fituar me rezultat të pastër 2:0 në ndeshjen e luajtur ndaj Rabotniçkit, e vlefshme per xhiron e 24-të.

“Gjipspunuesit” kanë vazhduar serinë e të qenit pa disfatë, ndërsa Rabotniçkit i dhanë humbjen e parë pas plotë 15 ndeshjeve, ndërsa tani me këtë fitore kanë kaluar edhe Shkëndijën në tabelë duke u ngjitur në pozitën e tretë. Golashënues në këtë ndeshjen ishin Emran Ramadani në minutën e pestë dhe Izair Emini në fund të pjesës së parë.
Renova dhe Rabotnicki do të takohen sërish të mërkurën në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të kupës së Maqedonisë, ndërsa rezultati nga ndeshja e parë është 2-1 për skuadrën shkupjane. Në ndeshjet tjera, Vardari fitoi në Kratovë Sileksin 2:0, Bregallnica mundi Pelisterin 1:0, kurse Horizont Turnova triumfoi ndaj Teteksit me rezultat 1:3.

Dueli Shkëndija-Metalurgu e kompletojnë xhiron e 24-të, kur do të përballen të martën në Tetovë.

Tabela: Vardari 55, Rabotniçki 51, Renova 42, Shkëndija (-1) 40, Sileksi 30, Metalurgu 29 (-1), H.Turnova 28, Bregallnica 25, Pelisteri 19, Teteksi 9 pikë. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button