Prej sot iOS 7 i disponueshëm edhe në Kosovë

Sot është dita e lëshimit të iOS 7, sistemit të ri operativ Apple për iPhone, iPad dhe iPod touch, dhe në këtë artikull do të zbuloni orën kur mund të jetë i disponueshëm në Kosovë dhe shtetet e tjera.

Apple akoma nuk ka konfirmuar orën zyrtare të lëshimit dhe faqja Redmond Pie ka krijuar një skemë që tregon se në cilën orë do të jetë i disponueshëm iOS 7 në të gjithë botën.

Kjo tabelë bazohet në të njëjtët orare të lëshimit të versioneve beta dhe versioneve më të vjetra të iOS. Në Kosovë, iOS 7 do të jetë i disponueshëm nga ora 19:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button