Reali shënon fitorën e rradhës

Real Madrid ka vazhduar me fitore në La Liga, pasi në Santiago Bernabeu ka mposhtur Eibarin me rezultat 3:0.

Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë në minutën e 21’të nga gjuajtja e lirë, ndërsa Chicharito e dyfishoi epërsinë në 2:0 në minutën e 31’të.

Në pjesën e dytë Reali e shënoi edhe një gol me anë të Jese në minutën e 83’të.

Pas kësaj fitoreje Reali mbetet në vendin e dytë me 73 pikë, 1 më pak se sa Barcelona që sonte luan në udhëtim kundër Sevillës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button