Pas gati një viti, Ronaldo shënon nga gjuajtja e lirë (Video)

Më në fund, pas një kohe të gjatë pritje, Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol nga gjuajtja e lirë dhe atë e ka bërë ndaj Eibarit.

Superylli portugez shënoi golin e parë të takimit, në minutën e 21′. Portieri Xabi Irureta edhe pse u mundua ta ndalonte goditjet, kjo e fundit ishte tejet e papërshtatshme për t’u ndalur.

Për 30-vjeçarin hera e fundit kur shënoi nga gjuajtja e lirë ishte ndaj Bayern Munchen, më 29 prill 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button