Studiuesi serb: Hiqni dorë nga miti serb mbi Kosovën

Ekzistojnë studiues, intelektualë në Serbi, të cilët i kanë dalë kundër tezave nacionaliste që i servir shteti serb.

Njëri nga ta është edhe historiani Ilarion Jovan Ruvarac.

Ai ka shkruar se historianët serbë duhet të heqin dorë nga shkrimi i historisë sikur të flitej për legjenda dhe e kritikon atë, duke theksuar se në historinë e Serbisë ka shumë mite, të cilat nuk kanë vërtetësi të plotë.

Ruvarac vlerëson se Skëndërbeu nuk ka qenë serb dhe se kjo tezë duhet të bjerë.

Ai gjithashtu thotë se edhe Beteja e Kosovës në historinë e Serbisë mësohet si një legjendë dhe me fryrje të shumta.

Historiani serb në fjalë del guximshëm mbi historianët romantikë serbë, të cilët e mbështesin historinë tek këngët mitike mbi Kosovën dhe jo të vërtetës racionale.

Duke u nisur nga ky postulat hodhi poshtë edhe martirizimin dhe aktin e martirizimit në Kishën serbe, si dhe Jug Bogdanët e Devet Jugoviqët, Shën Premten serbe, e shumë personazhe të tjera, që ishin në themel të mitit të Kosovës, por që ishin të paqenë nga pikëpamja historike.

Histografia serbe e trajton betejën e Kosovës me terma që nuk kanë aspak baza të mirfillta shkencore historike, por madje në to përmendet edhe “Zoti”, duke e zhvilluar lëndën e historisë në trajtë krejt romantike.

“Knjaz Lazari, personazhi kryesor i betejës, qëllimisht u sakrifikua në “perandorinë tokësore”, për të gjetur vend në “Perandorinë qiellore serbe” dhe, që më pas do të shpaguhej (hakmerrej); Milosh Obiliqi, dhëndër i Knjaz Lazarit, që vendosi ta vriste Sulltan Muratin I në këtë betejë (28 qershor 1389), pasi ishte përhapur fjala se ky kishte rënë në ujdi me Sulltan Muratin I, që të bëhej vasal i tij (pas fitores së ushtrisë osmane), për çka ishte shpallur tradhtar; Vuk Brankoviqi, po kështu dhëndër i Knjaz Lazarit, që, sipas këtij miti, nuk mori pjesë në betejë, pra tradhtoi çështjen, që pati si rrjedhojë dështimin e palës serbe dhe fitoren e osmanëve”, thuhet në historinë që mësojnë serbët./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button