Huawei P8 dhe P8 Lite shfaqen në publik

Huawei pritet t’i lansojë modelet e reja të telefonave P8 re dhe P8 Lite më 15 prill. Kjo është bërë e ditur përmes një videoje e cila është lëshuar kohëve të fundit, si paralajmërim për modelin e ri P8, duke zgjuar më shumë kurreshtje për telefonin e ri të kompanisë kineze.

Huawei P8 thuhet se do të mbërrijë me një ekran me diagonalen prej 5,2 inç në 1080p, 3GB RAM, dhe 32GB memorie të brendshme.

Kompania kineze thuhet se duke përdorur procesorin vendor Kirin 935 për telefonin e saj të ri. Në pjesën e pasme është kamera me 13MP ndërsa përpara pritet të jetë ajo me 5MP që do të kujdeset për selfie të përdoruesve të saj.

Telefoni do të jetë i bazuar në Android 5,0 Lollipop dhe baterinë me 2520 mAh.

Ndërsa versioni tjetër i tij më i lehtë do të jetë Huawei P8 Lite me ekranin 5” në 720p, 2GB RAM, kamerën e pasme me 13MP dhe të përparmen me 5MP.

Karakteristikat tjera të këtij varianti do të jenë të njëjta me modelin më të avancuar. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button