Dita e Femrës në Liverpool, sfida për të qëndruar mbi taka

Dita e Femrës në Liverpool festohet në mënyrë të veçantë, ku qindra gra mblidhen në hipodrom duke u argëtuar në shoqërinë e pijeve. Gjatë ditës së djeshme qindra femra të veshura në mënyrën më madhështore, nga fustanet elegante e klasike në ato qesharake, u përpoqën të qëndronin me taka mbi mbeturat e bërë prej tyre.

Shumica prej të pranishmeve arritën të ruanin qetësinë, të tjera luftuan për të përfunduar ditën e tyre mbi takat e larta, ndërsa disa prej tyre u dorëzuan dhe iu drejtuan shtëpisë me shapka.

Fotografitë e realizuara nga “Daily Mail”, tregojnë disa nga çastet më të veçanta të kaluar mes femrave. Në foto shfaqen femra të cilat flirtojnë me disa oficerë, femra të cilat iu kanë shteruar fuqitë dhe jan shtrirë në tokë, si dhe momentet komike kur janë rrëzuar.

Pas ditës së gjatë, argëtuese por të lodhshme, femrat i janë drejtuar banesave të tyre, ndërkohë që punonjësit iu deshën disa orë për të pastruar mbeturinat në Aintree.

Lajme të ngjashme

Back to top button