Limaj fton bashkëvendësit e tij në protestën e 18 prillit: Protestë kundër kapjes së shtetit

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, së bashku me anëtarë tjerë të kryesisë dhe deputetë të partisë, kanë takuar të gjitha strukturat e degës së NISMA-s në Malishevë, ku janë pritur nga Kryetari i degës, Ragip Begaj, njëherësh Kryetar i komunës së Malishevës.

Takimi i zhvilluar në Malishevë është në vazhdën e takimeve që po bëhen me rastin e njëvjetorit të themelimit të NISMA-s për Kosovën.

Limaj ka folur për protestën kundër kapjes së shtetit, që do të mbahet më 18 Prill në Prishtinë, ku ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masovike, për një protestë paqësore dhe dinjitoze, e cila do të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“Të gjithë duhet të protestojnë kundër atyre që e kanë kapur shtetin… prandaj, motoja e kësaj proteste është ‘ç’kapja e shtetit’, sepse është në interes të të gjithë neve”, tha Limaj. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button