Fitore e lehtë e Realit

Real Madrid ka shënuar fitoren e 24-të këtë edicion, duke mposhtur 3:0 në Santiago Bernabeu, Eibarin.

Ishte Cristiano Ronaldo që në minutën e 21’, nga gjuajtja e lirë, shënoi për epërsinë e parë të Realit.

Javier Hernandez në minutën e 31’, dyfishoi në 2:0,

Ndërsa golin e tretë dhe që doli të jetë i fundit për këtë ndeshje e shënoi i riu Jese, duke shënuar në minutën e 83’.

Reali pas 31 ndeshjeve, arrin në numrin e 73 pikëve, një më pak se Barca, që ka një ndeshje më pak.

Lajme të ngjashme

Back to top button