Trashëgimtar rezerve, detyra e vështirë e princit të ri

Anëtari më i ri i familjes mbretërore të Britanisë së madhe, i cili pritet të lindë në fund të muajit prill,  do të marrë një nga rolet më të vështira në oborrin mbretëror, atë të trashëgimtarit rezervë. Kjo sepse është princi George, lindur 21 muaj më parë, monarku që do të ndjekë gjurmët e mbretëreshës Elisabetë, gjyshit të tij Charls, si dhe babait të tij William. Ajo që ngre pyetje të mëdha është e ardhmja e pasardhësit që pritet të lindë, pasi nuk është shumë e qartë.

Roli i trashëgimtarit “rezervë” është i padefinuar dhe lejon më shumë liri se sa roli i trashëgimtarit të pare që pret të marrë detyrën e mbretit apo mbretëreshës.

“Unë mendoj se vështirësia qëndron vetëm në një gjë, në faktin se ai që mban rolin rezervë nuk do ta dijë kurrë nëse do të thirret ndonjëherë për të bërë mbret ose në vend të kësaj ekziston mundësia që të gjithë cinikët të thonë se jeta e trashëgimtarit rezervë është e pakuptimtë”, deklaron për Reuters Hugo Vickers, njohës i mirë i historisë mbretërore britanike.

Gjyshi i mbretëreshës, George i pestë,  vëllai i madh i të cilit vdiq në moshës 28-vjeçare  dhe babai i saj George i gjashtë , vëllai i madh i të cilit Edward i VIII abdikoi fronin duke u martuar me amerikanen e divorcuar Wallis Simpson, ishin trashëgimtarë rezervë, të cilët u bënë monarkë. Por atyre që nuk iu ndodhin këto koincidenca, jeta në stolin rezervë nuk është e lehtë.

Princesha e Margaret, motra e vogël e mbretëreshës, e cila  vdiq në vitin 2002, ishte një shembull kryesor. E njohur për bukurinë e saj në rini, jeta e saj private u bë pjesë e intrigave mediatike. Ajo mbahet mend për lidhjen me një oficer të pashëm të forcave ajrore Peter Townsend, por protokolli shkruan se një princeshë nuk mund të martohet me një burrë të divorcuar. Më vonë ajo u  martua me fotografin Anthony Armstrong-Jones, një zgjedhje e diskutueshme kjo  për shkak të statusit të tij jo-aristokrat. Ata u divorcuan në vitin 1978, e para ndarje në rrethin e brendshëm mbretëror që nga koha e Mbretit Henry i tetë. Gjithashtu Princi Andrea, vëllai i vogël i  Princit Charles, ka pasur një marrëdhënie jo të qetë më median. Ai mori nofkën “Randy Andy” dhe kjo i atribuohet joshjes që ai kishte për modelet dhe yjet e ekranit. Më i përfoluri ishte takimi me aktoren Koo Stark, e cila ishte shfaqur në një film porno.

Martesa e tij në 1986 me Sarah Ferguson përfundoi në divorc në vitin 1996, dhe që atëherë Princi 55-vjeçar ka duruar akuzat  se bën një lloj jete lukzose  në kurriz të taksapaguesve britanikë. I Fundit në stolin rezervë të mbretërisë është vëllai i William, Princi Harry. Në rininë e hershme reputacioni i tij ishte përdorues mariuane, frekuentues i klubeve të natës dhe përleshje më paparacët . Në 2012 shfaqet lakuriq pas  turneut në Afganistan. Me gjithë problemet e tij, Harry ka dashurinë e publikut, dhe pavarësisht se është rezervë, Harry di si ti japë rëndësi vetes.

trashegimtari rezerve

Lajme të ngjashme

Back to top button