Punësimi i vullnetarëve heshtë BDI-në!

BDI-ja hesht rreth anashkalimit të shqiptarëve në fazën e parë të ndarjes së vendimeve për punësim të rregullt të vullnetarëve. Të kontaktuar nga Alsat, drejtuesit e institucioneve ishin të pakapshëm për të ofruar të dhëna rreth personave që kanë marrë vendime në kuadër të ligjit që u miratua në shkurt. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdylaqim Ademi theksoi se të dhëna rreth personave që kanë marrë vendime deri tani, nuk mund të sigurojnë para ditës së martë. Megjithatë, ata garantuan se sidoqoftë, numri i përgjithshëm i shqiptarëve që do të punësohen në kuadër të të tre fazave, deri shtatorin e ardhshëm do të jetë 800.

“Këto të dhëna nuk mund t’i sigurojmë para ditës së martë, por për momentin, kur u miratua ligji, të dhënat ishin që rreth 800 shqiptarë do të marrin vendim”, tha Abdilaqim Ademi për punësimet.

Të njëjtën shifër theksoi edhe një ditë më parë, zv/ministri i Financave Adrian Xheladini, i cili gjithsesi nuk ofroi të dhëna të sakta për punësimet e muajit shkurt, të faktuara me dokument.

“Diku rreth 800 shqiptarë do të marrin vendime në bazë të analizave që ka bërë Ministria e Financave në bashkëpunim me të gjitha institucionet”, deklaroi Adrian Xheladini, zv/ministër i financave.

Alsat mëson se vetëm këtë javë 200 persona kanë marr vendime për marrëdhënie të rregullt pune nëpër institucione të ndryshme ndërkaq asnjëri prej tyre nuk është shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button