Një qytetar i Shkupit lëndohet nga plumbi­qorr

Një person është lënduar mbrëmë nga një plumb qorr në dorën e djathtë në Butel të Shkupit, ndërsa një plumb dje është shtënë edhe në një shtëpi në Draçevë.

Policia po punon në zbardhjen e rastit. Policia kumtoi se mbrëmë rreth orës 19:30 personi U.M. (1978), derisa ka qëndruar në oborrin e tij në Butel bashkë me një person tjetër, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri me ç’rast ka ndjerë dhimbje në pjesën e nyjës së dorës së djathtë. Personi është transferuar në Spitalin e Qytetit “Naumi i Ohrit”, ku i është ofruar ndihmë mjekësore.

Dje në rr. “Justiniani i Parë” në lagjen Draçevë rreth orës 16:00 në shtëpinë pronë e personit L.B. nga ana e një autori të panjohur është shtënë një plumb nga armë zjarri i cili ka depërtuar mbi dritaren e njërës prej dhomave dhe ka përfunduar në mur. Nuk ka persona të lënduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button