Ledri dhe Noizy bashkë, po vjen kënga e tyre (Foto)

Tashmë një fotografi e publikuar nga Ledri me Noizyn po shkakton mjaft bujë. Por, çka simbolizon ajo fotografi në të vërtetë?

Ledri, i cili dikur ishte rrahur me Noizyn pasi ishte pjesë e Babastars, sot duket se e ka lënë prapa të kaluarën dhe e ka reperin nga Shqipëria një mik shumë të mirë.

Edhe pse me Babastars reperi nga Kosova ka raporte mjaft të tensionuara, njëjtë sikurse Noizy, Ledri në fakt ka vazhduar me projekte me artistë të tjerë.

Telegrafi mëson nga burime të sigurta se Noizy dhe Ledri e kanë të përfunduar bashkpunimin dhe se ai pritet të lansohet shumë shpejt me videoklip.

Këtë e vërteton edhe shkrimi në foton që ka lansuar Ledri, e që në shqip do të thotë: “Sa do të kisha pasur qejf ta dinit”, e që aludon se ata po vijnë me një projekt.

Mbetet të shihet si do të reflektohet kjo në krahun e Babastars, që edhe pse nuk janë marrë me të dy reperët, shpesh herë nëpër këngë nuk i kanë lënë anash as thumbimet për atë që dikur ishte numri 2 i ‘labelit’ të tyre dhe që realisht konsiderohet një prej reperëve më të talentuar të skenës, Ledri Vula./Telegrafi/

Ledri dhe Noizy
Ledri dhe Noizy

Lajme të ngjashme

Back to top button