Dëshmojnë mbështetjen e publikut

Edhe një herë ‘Baba Stars’ po e dëshmojnë pëlqimin dhe mbështetjen e madhe të publikut. Ndonëse kënga më e re ‘E nxone’ e kënduar nga lideri i grupit Getoar Selimi është publikuar nga persona të paautorizuar, kënga po thyen rekorde të shikueshmërisë.

Gjë që e ka shtyrë rep artistin t’iu drejtohet të gjithë atyre që kanë spekuluar me lajme që Baba Stars vjedh klikime.

“Kënga nuk është ende e përfunduar dhe vetëm në 20 orë nga publikimi i saj ka bërë më shumë se 20 mijë klikime. Hejtera a po vjedhin tash klikime Baba Stars-at”, ishin fjalët me të cilat është drejtuar lideri i labelit ‘Baba Stars’, Getoar Selimi, në faqen e tij zyrtare ‘Facebook’.

Por edhe pse kënga veçse po merr pëlqimin e saj, Geti ka bërë të ditur se është duke punuar në finalizimin e këngës ashtu siç dinë vetëm ata ta bëjnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button