Avionët ushtarakë amerikanë dhe rusë gati ndeshen mbi Baltik

Aeroplani ushtarak rus Su-27 ka fluturuar afër aeroplanit amerikan ushtarak të vëzhgimit RC-135, mbi Detin Baltik vetë në 6 metra distancë.

Pentagoni këtë e konsideron si provokim të palës ruse.
Sipas njoftimit, aeroplani amerikan ka kryer fluturimin në hapësirën e zakonshme ndërkohë që avioni ushtarak rus ka fluturuar aq afër gati duke u ndeshur me aeroplanin amerikan.

“Në orët e hershme të datës 7 prill aeroplani amerikan RC -135 ka qenë duke fluturuar në korridorin e zakonshëm të hapësirës ajrore ndërkombëtare kur I është afruar Su-27 rus në mënyrë joprofesionale dhe të pasigurt” thuhet në reagimin e Pentagonit.

SHBA’të e kanë trajtuar si incident këtë rast derisa kanë kontaktuar me palën ruse.

Pala amerikane thekson se aeroplani rus ka fluturuar vetëm 6 metra afër aeroplanit duke rrezikuar jetën e njerëzve.

Lajme të ngjashme

Back to top button