Jan Peter Olters: Kosovës i ka humbur rruga në oborr

Qeveria e Kosovës nuk e ka idenë se kah është nisur. Edhe 16 vjet pas përfundimit të luftës shteti më i ri në Evropë është në kërkim të një modeli të funksionimit. Këtë ende nuk e ka gjetur.

Shefi i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters në një intervistë për Gazetën Fjala, nuk është i sigurt nëse vërtetë përfaqësuesit e vendit e dinë se ku dëshirojnë të arrijnë.

Në dy vitet e fundit, ai vlerëson se gjendja socio-ekonomike, në njëfarë forme, vetëm sa është përkeqësuar dhe këtë më së miri e tregon ekzodi masiv i qytetarëve në fillim të vitit.

“Më krizën e migracionit në të cilën kemi kaluar, është bërë shumë e qartë se ekzodi i më shumë se 5 për qind të popullësisë së Kosovës në vetëm pak muaj, e përcjellë me greva dhe protesta,… për arsye të mira apo të kqija është një mungesë e opitimizmit, një mungesë e ndjenjëse se ka perspektivë ekonomike në vend”, thotë Olters.

Ai flet për fillimin e kësaj paperspektive, mungesën e diskutimeve pozitë-opozitë dhe një plani zhvillimor afatgjatë. Gjithashtu tregon për hapat që duhet të ndërmarr Qeveria e Kosovës për të tejkaluar këtë situatë.

Rritja e pamjaftueshme ekonomike, gjendja e rëndës sociale, papunësia e kushtet e pa favorshme për zhvillimin e sektorit privat, sipas tijë janë vetëm disa nga sfidat me të cilat Kosova vazhdon të prballet në mungesë të një qasje serioze për adresimin e tyre.

Olters porositë palën kosovare që të mos presin nga të tjerët ti kryejnë punët që ata duhet ti bëjnë vet. Kjo sipas tij duhet të fillojë me përfshirjen e të gjitha palëve në një diskutim serioz për identifikimin e mundësive zhvillimore dhe hartimin e një plani afatgjatë ekonomik./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button