Versioni zyrtar nga spitali i Tetovës për incidentin e mbrëmshëm

Gjithsej 11 persona mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, nga incidenti i mbrëmshëm në Tetovë, informoi shefi i repartit të Kirurgjisë Ylber Besimi.

Ndihmë mjekësore sipas, Besimit kanë kërkuar rreth orës 22:00.

“Janë paraqitur 11 persona në Spitalin Klinik të Tetovës, nga të cilët 6 janë me armë zjarri dhe 5 me mjete tjera. 6 të plagosurit janë transferuar në Shkup, dhe të tjerët janë lëshuar në shtëpi. Njëri nga të lënduarit ndërroi jetë në spitalin klinik në Shkup pasi kishte lëndime të rënda dhe nuk mundi tu mbijetoj plagëve të mara kurse të tjerët janë në gjende të mirë shëndetësore” tha Ylber Besimi, udhëheqës i repartit kirurgjik në Spitalin Klinik të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button