fbpx

Masakra në Tetovë dikujt ja shuajti jetën, familjen, rininë, dashurinë

“Masakra në Tetovë dikujt ja shoi jetën, dikujt ja ndërroi kahen e jetës, dikujt ja prishi familjen, rininë, dashurinë…

Mund të na ndodh të gjithëve, pa dallim. Mund të ndodh në çdo vend, pa dallim. Por, ne jemi rritur ndryshe dhe asesi nuk mund ta kuptoj këtë veti, ta marrësh drejtësinë në duart e tua, të gjykosh vet dhe të ekzekutosh pa mëshirë, pa ndjenjat.

Ky rast nuk është rastësi, ky rast tregon se jemi larg përparimit, larg drejtësisë, larg demokracisë. Kam shkruar edhe më parë se kemi shoqëri që lëngon, familje jo të shëndosha, individ që nuk e dinë pozicionin që u takon, rini që jetën e kupton si film, sëmundjet si video lojëra, të gjithë jemi mjek, avokat, profesor, gjyqtar, të gjithë mendojmë se dimë shumë, ndërsa natyra ka ligje tjera, ligje që duhet të respektohen se përndryshe do të vazhdojmë të mbytemi në rërë të gjallë, do të biem në gremina më të thella.

Sonte isha dëshmitar për fotografinë e zymtë dhe rrënqethëse në Qendrën Klinike në Shkup ku me ankth pritej çdo informatë. Prindër, familjar, shok, miq, shumica ende se kanë të qartë se çfarë ka ndodhur, dikush qan, dikush telefonon, dikush ndjell cigare pa ndal… Mjek shumë, bashkë, me një qëllim t`i ndihmohet sa më shumë, pa e ditur emrin dhe mbiemrin e pacientit, detyrë e jona s`ka fjalë, por ka punë këtu dhe për mjek të tjerë që ta shëndoshin mendjen, logjikën, sjelljen!!!

Mbetet vetëm t`i lutemi Zotit, të na i ruaj fëmijët nga e keqja dhe më e keqja, të na shpëtoj nga ky tmerr, të riut që vdiq t`ia fal mëkatet, të plagosurve shërim të shpejtë, familjeve ngushëllime dhe durim, popullit tonë t`ia ndritë rrugën. O Zot, na ndihmo!!!”, shkruan Dr.Bekim Tateshi

Lajme të ngjashme

Back to top button