Malli për Dibrën, solli në vendlindje familjen Krifca, pas dy dekadave në Turqi

Familja Keran u mirëprit nga familja Krifca, Turkeshi dhe Shehu nga Dibra. Pas një shekulli nga shpërngulja e tyre në Turqi, pasardhësit e familjes Krifca erdhën dhe vizituan vendlindjen e të parëve të tyre.

Nuredin Keran 10 vjecarë është një ndër anëtarët të familjes Keran i cili ka tentuar vazhdimisht që të mbajë kontakte me familjarët të fisit të tij Krifca në Dibër. Gjatë egzodit dibran nga Serbët, një pjesë e vogël e dibranëve kanë migruar edhe në Turqi.

 “Ne  si familje e cila në vendlindje ka mbajtur mbiemrin Krifca, gjatë shpërnguljes në tokën turke kemi marrë mbiemrin Keran. Jemi  shpërngulur në Turqi, por jemi shqiptarë dhe atje të gjithë na quajnë arnaut, shton Nuredini. Gjithmonë kam dashur të vizitoj fshatin e prindërve të mi dhe ndjej mall për këtë vend, tha Nuredini.

Ismail Krifca nga Dibra është kushëriri i familjes në fjalë. Ai tha, Babai më ka treguar se me Nuredinin janë  kushërinj të parë.

Nazife Turkeshi poashtu nga Dibra , tregon se me këtë familje e cila është familje e bashkëshortit të saj të ndjerë  ka pasur kontakte në Turqi. Kontaktet u zbehën pas viteve të 70-ta por tani përsëri ja ku jemi.

Në bisedën që patëm me muhaxherët , siç i quajnë në Turqi me prejardhje nga Dibra u informuam se në Stamboll, tentohet që të formohet ndonjë Shoqatë dibrane apo mbarë shqiptare, meqë atje jetojnë shumë shqiptarë nga të gjithë trojet shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button