Kanë startuar porositjet online për Apple Watch dhe MacBook

Tanimë mund të porosisni online Apple Watch përmes Apple Store por kjo nuk do të thotë që ju do të keni një të tillë në duart tuaj. Dërgesat e orës inteligjente do të fillojnë në datën 24 prill. Apple ka parashikuar një numër të madh porositjesh për cdo model të Apple Watch. Konkretisht modeli Sport 38mm i Apple Watch do të jetë i disponueshëm për porositësit në një periudhë nga data 24 prill -8 maj ndërsa ata që duan një version 42mm duhet ta porosisin atë pas 8 majit.

Shumë persona kanë raportuar se procesi i porositjes ishte i thjeshtë ndaj ju mund të porosisni dhe dy Apple Watch nëse s’doni të humbisni kohë dhe mundësi. Por nëse doni të blini versionin fashion i cili minimalisht do të kushtojë 350$, duhet të drejtoheni në një dyqan fizik Apple Store, në Londër, Paris dhe Tokio, më pas të rezervoni një takim. Përvec Apple Watch, kompania ka bërë të disponueshme dhe porositjen MacBooki-ut më të fundit Apple i cili ka një ekran retina. Në krahasim me Apple Watch, MacBook mund t’ju dorëzohet 1 deri në 3 ditë pas porositjes së tij. MacBook shitet për 1299-1599 dollar.

Lajme të ngjashme

Back to top button