Arrestohet një shqiptar për vrasjen e një izraeliti në Berlin

Policia e Gjermanisë thotë se në Republikën Çeke është arrestuar një person i dyshuar për vrasjen e një izraeliti, trupi i pajetë i të cilit ishte gjetur në gërmadhat e një kishe në Berlin, gjatë fundjavës së kaluar.

Policia e Berlinit thotë se shqiptari 28 vjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar, është arrestuar mbrëmë në qyetin Usti nad Llabem në Çeki, afër kufirit me Gjermaninë, raporton AP nga Berlini.

Policia tha se shqiptari ishte takuar me viktimën, shtetasin izraelit, Yosi Damari, 22 vjeçar, në një motel në Berlin, ndërsa ka dyshime se vrasja është kryer më 4 prill. Policia kishte lëshuar një fletarrest evropian.

Policia gjermane thotë se motivet e kësaj vrasjeje mbeten të paqarta.

Gjermania thotë se do të kërkoj ekstradim të personit të dyshuar, i cili është arrestuar në Çeki.

Trupi i pajetë i të vrarit, Yosi Damari, ishte gjetur nga një kalimtar rasti të dielën e kaluar në mëngjes. Ai kishte pësuar lëndime masive në kokë./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button