MPB: Nuk ka persona të dyshuar dhe nuk dihen motivet e sulmit nga shpërthimi në Qeveri

Ministria për Punë të Brendshme ka informuar se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur 10 metra në afërsi të godinës së qeverisë ne Shkup. MPB ka raportuar se nuk ka dëme ndaj godinës së qeverisë njofton Fokus.

Janë gjetur pjesë të mjetit shpërthyes të cilët nga ana e krim policisë janë marr për ekspertizë. Policia ka informuar se nuk ka persona të dyshuar dhe nuk dihen motivet e sulmit. Në afërsi të qeverisë ka kamera sigurie dhe do të kontrollohen kamerat mos kanë evidentuar dicka të dyshimtë.

Qeveria e Maqedonisë edhe më parë ka qenë cak i sulmeve të armatosura, por policia ende nuk ka mund të zbuloj se kush qëndron pas incidenteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button