Bomba e Ohrit “do të shkrepet” pas Pashkëve

Ohri dhe Shtipi janë qytetet e ardhshme ku do të shkrepen “bombat” e LSDM-së në suazat e “E vërteta për Maqedoni”.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev më herët deklaroi se kryetari i ri i Ohrit, Nikolla Bakraçeski duhet të larohet apo së paku të turpërohet sepse do të del në shesh e vërteta se si ai ka ardhur në postin e kryetarit të komunës.

Konferencat tematike të shtypit që LSDM i bën nëpër qytetet në vend, iu dedikohen temave lokale ndërsa në to publikohen materialet e përgjuara.

Deri më tani “bombat” shpërthyen në Strumicë, Kumanovë, Prile dhe Manastir.

Paralelisht me “bombat”, LSDM do të mbaj konferenca shtypi nga pjesa qendrore e Shkupit, ku lideri i partisë Zoran Zaev do të publikoj detaje të reja nga “E vërteta për Maqedoninë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button