Arrestohet personi që plagosi 10 persona dhe vrau 22 vjeçarin

Policia e Tetovës në kohë shumë të shpejtë ka arritur të arrestoj autorin e rastit makabër ku plagosi 10 persona duke lënë të vdekur 22 vjeçarin A. A nga fshati Poroj.


Njëri ndër 9 personat e plagosur nga të shtënat që ndodhi në rrugën Dervish Cara në lokalin “Barcode” në Tetovë, ka vdekur në spitalin e Shkupit. Bëhet fjalë për A. A (22) nga fshati Poroj i Tetovës.

Nëntë  persona janë plagosur ne mesin e të cilëve dy në gjendje të rëndë, nga një person i panjohur në lokalin “Barcode” në Tetovë.

Sipas informacioneve të para jozyrtare , një person i panjohur ka gjuajtur me armë në rrugën “Dervish Carra”, duke plagosur rëndë tre persona që ishin brenda kafe barrit “BarCode”. Thuhet se personi që ka gjuajtur është nga fshati Reçicë.

Identiteti i të plagosurve nuk bëhet i ditur, por ata janë transferuar me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet e incidentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button