Nokia rikthen në smartfonët e rinj lojën “Snake”

E mbani mend sa gjatë qëndronte bateria e celularit tuaj “Nokia 3210” apo “3310” pa u karikuar para se të vinin smartphonet?

Rreziku i vetëm që të shkarkohej ishte qëndrimi i gjatë duke luajtur me të famshmen lojën “Snake” dhe këtë gati e bënim të gjithë.

E nëse sot ju ka marrë malli për t’ju rikthyer nostalgjisë së kësaj loje e për ta luajtur sërish, vjen për ju aplikacioni më i ri në celularët tuaj inteligjent. Ky aplikacion i jep pamjen smartphonit tuaj të një celulari Nokia të vjetër.

Rikthimi i lojës vjen në një kohë kur teknologjia ka përparuar së tepërmi dhe mbetet për t’u parë se si do qëndrojë përballë aplikacioneve më të përdoruara të kohëve të fundit. Një gjë është e sigurt, të gjithë nostalgjikët do t’i rikthehen të paktën njëherë për ta riluajtuar sërish.

Lajme të ngjashme

Back to top button