Arrestohet drejtor i Urbanizimit në Komunën e Prishtinës

Është arrestuar Liburn Aliu, drejtor i Urbanizimit në Komunën e Prishtinës. Atij i është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh.

Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha pa dhënë shumë detaje.

Aliu është përfshirë në një rrahje me asambleistin e PDK-së, Muhamet Selmani në një restorant të qytetit. Ai që nga pasditja është marrë në pyetje nga Policia ndërkaq arrestimin e tij e ka urdhëruar prokurorja kujdestare që është marrë me rastin.

Deklarata për ngjarjen ka dhënë në Polici edhe asmableisti Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button