Filmi “Roar” nga viti 1981 rikthehet në kinematë amerikane (Video)

Filmi “Roar” i vitit 1981 të cilin kritika e atëhershme e ka cilësuar si realizimin “më të rrezikshëm e më të çmendur të të gjitha kohëve”, sërish do të shfaqet në kinematë amerikane.

“Asnjë kafshë nuk është lënduar gjatë xhirimeve, por rreth 70 pjesëtarë të ekipit të filmit kanë marrë lëndime të lehta e të rënda”, është thekuar në njoftim dhe një e dhënë si kjo, zbardh shumë rrethanat në të cilat është xhiruar ky film.

Sipas ueb-faqes “Creators Poject”, filmi “Roar” është vepër e producentit hollyëoodian Noel Marshall dhe gruas së tij Tippi Hedren, të cilëve ideja për këtë film u lindi më 1969 gjatë një vizite në Afrikë. Të dy mbrojtës të flaktë të të drejtave të kafshëve kanë konsideruar se me realizimin e këtij filmi, i cili u xhirua në pronën e rançin e tyre në Los Angeles, do të tërheqin vëmendjen që luanët dhe kafshët e tjera të egra të mbrohen.

Një aksion-aventurë e llojit të vet, “Roar” sjell rrëfimin e një familjeje që bën çmos për ta shpëtuar një tufë luanësh. Pos Hedrenit, Marshallit dhe tre djemve të tij, në film luan edhe e bija e Hedren nga martesa e saj e parë, Malanie Griffith. Me qëllim të realizimit të këtij filmi, në rançin e tyre u sollën 100 luanë, tigra, puma i gepardë si dhe dy elefantë. Kafshët nuk kanë qenë të dresuara.

Para disa muajsh Vanity Fair ka lansuar fotografitë nga koha e realizimit të filmit, ku shihet familja Marshall në ca pamje idilike e rrethuar me luanë.

Sapo nisën xhirimet, shpëtheu kaosi. Regjisori e kuptoi se është gati e pamundur të punojë me luanë dhe se filmit duhet t’i japë qasje sikur bëhet fjalë për dokumentar. Gjithkush që e ka parë filmin ka mundur të konstatojë se askush nuk i kontrollon egërsirat e aq më pak reagimet e tyre përderisa frika vërehet ashiqare në fytyrat e protagonistëve.

Fatkeqësi ka pasur për çdo ditë xhirimesh e deri në fund ndodhën 70 sosh. Xhiruesi Jan de Bont u lëndua në kokë, Marshalli disa herë u kafshua e u shërua nga gangrena e Hedren përfundoi në spital pas thyerjes së këmbës. Lëndimi më traumatik qe ai i Melanies së re, e cila u desh të bënte disa operacione plastike, që ta binte në fije fytyrën e saj pas sulmit nga luani. Xhirimet e planifikuara të zgjasnin gjashtë muaj, zgjatën gjashtë vjet.

“Roar” sërish do të zërë vend në disa kinema amerikane prej 15 prillit.

Lajme të ngjashme

Back to top button