Si të ujisni lulet në pranverë

Në stinën e pranverës dhe të verës lulet duan një kujdes më të veçantë për sa i përket ekspozimit në diell dhe ujitjes. Në pranverë lulet kanë kulmin e lulëzimit. Ato janë të shumëllojshme dhe shumëngjyrëshe.

Kombinimi i llojeve dhe i ngjyrave për të zbukuruar ballkonet bëhet sipas dëshirës, por kërkohet kujdes i veçantë për kushtet në të cilat duhet të vendosen ato.

Në këtë stinë ka lule që duan dritën e diellit dhe lule të cilat duan hije. Ja disa këshilla për lulet e sezonit pranverë-verë: Mos i spërkatni lulet me ujë gjatë muajve të verës, sepse temperaturat janë të larta. Duke i spërkatur me ujë të ftohtë, lulet dëmtohen.

Ujitja duhet të kryhet në rrënjët e bimës. Për të ujitur lulen, duhet të përdorim ujë ambienti dhe jo të ftohtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button