Përfunduan hetimet e rastit “Puç”, vendimi i Prokurorisë brenda 15 ditëve

Hetimet e rastit “Puç” në të cilat si i akuzuar i katërt ishte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev kanë përfunduar.

Zaevi dje ishte në Prokurori ku u morr në pyetje për më shumë se pesë orë, ku dhe deklaroi se mbrojtja e tij është e vërteta për Maqedoninë. Ai në të njëjtën kohë kërkoi edhe tërheqjen e rastit.

Sipas Ligjit tani Prokuroria Publike ka afat 15 ditë që të ngre akt akuzë. Zaevi është i akuzuar për dhunë ndaj organeve më të larta të shtetit. Mes të akuzuarve është edhe ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button