Huawei prezanton dy smartfonët më të fundit

Huawei prezanton dy smartfonat e ri Huawei P8 dhe P8 Lite. Huawei P8 është modeli i ri i avancuar i kompanisë, me ekran 5.2-inç me rezolucion prej 1080p, si dhe me sistemin operativ Android 5.0 Lollipop përmes ndërfaqes Emotion të përdoruesit.

Smartfoni do të jetë i pajisur me procesorin Kirin 935, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, kamerën e pasme prej 13 MP, si dhe baterinë prej 2520 mAh.

Versioni më i dobët do të jetë Huawei P8 Lite, i cili do të karakterizohet me ekran 5-inç dhe me rezolucion prej 720p, sistemin operativ Android 5.0 Lollipop, 2 GB RAM memorie dhe kamerën prej 13 MP.

Lajme të ngjashme

Back to top button