Guardiola: Gjendja e Bayernit është kritike

Trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola ka deklaruar se gjendja e skuadrës së tij është kritike sidomos pas lëndimit të Franck Ribery e Arjen Robben.

”Ne kemi pasur probleme edhe më herët, kurse tani kemi shumë. Situata jonë është shumë kritike”

”Schweinsteiger nuk luan ndaj Frankfurtit. Nuk e di nëse Ribery do të udhëtoj në Porto me ne. Ai ka munguar pesë javë dhe nëse do luante vetëm pesë minuta kjo do na ndihmonte”

”Robben ndoshta do të kthehet më 28 prill në kuadër të Kupës ndaj Dortmundit”, tha trajneri spanjoll.

Lajme të ngjashme

Back to top button