Zvogëlohet papunësia, por edhe numri i popullsisë aktive

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, në tre mujorin e vitit 2013, popullsia aktive në Maqedoni, numëron 952.327 persona, nga të cilët 678.467 janë të punësuar, ndërsa 273.860 prej tyre janë të papunë.

Shkalla e aktivitetit gjatë kësaj periudhe është 57.1%, shkalla e punësimit 40.7%, ndërsa shkalla e papunësisë 28.8%.

Sipas të dhënave në dispozicion për të papunët, herën e fundit në Maqedoni ka pasur papunësi ndër 28% në vitin 1993, edhe atë me 27.7%. Në të njëjtën kohë zvogëlohet edhe shkalla e popullsisë aktive.

Brengos fakti që në vitin 2012, janë regjistruar 178.788 popullsi aktive me arsim të lartë, ndërsa në vitin 2013 janë regjistruar tetë mijë më pak në po të njëjtën kategori, ose 170.448.

Bazuar në nivelin e arsimit, pjesa më e madhe e të papunëve ose 111.441 janë me arsim të mesëm, pastaj 71.026 nga të papunët kanë vetëm arsim fillor, ndërsa gjithsej 40.964 persona të cilët kanë kryer arsim të lartë, janë të papunë.

Lajme të ngjashme

Back to top button