Kina është duke ndërtuar një muri gjigand prej rëre

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën për “bonifikimin e paparë të tokës”. Ata pretendojnë se Kina është duke krijuar një “muri gjigand prej rëre” rreth katër kilometra katrorë të gjerë në zonën e kontestuar të Detit Jugor të Kinës.

Ky veprim nga Kina ka bërë që të shtrohen shumë pyetje rreth synimeve territoriale të Kinës. Komandanti i flotës detare të Paqësorit i SHBA-së, admirali Harry Harris Jr, tha në një konferencë detare në Australi se Kina ka qenë duke “pompuar rërë” në shkëmbinj nënujorë – disa prej tyre duke i zhytur – dhe i ka ngjitur ata me beton.

Kina ka krijuar tani mbi 4km katrorë tokë artificiale atje, transmeton Lajmi.net.

“Ajo që me të vërtetë është shqetësuese këtu është se Kina aktualisht është duke kryer dëmtim të Tokës”, shtoi ai.

Harris tha se rajoni është i njohur për ishujt ekzotik dhe bukuritë natyrore, por Kina është duke krijuar këtë muri gjigand prej rëre përreth tyre. Në grupin e ishujve Spratly, shkëmbinjtë nënujorë janë shëndrruar në ishuj artificial me ndërtesa.

Edhe pse Kina pretendon një pjesë të gjerë të detit atje, ajo ende ka konteste territoriale me Filipinet, Malejzinë, Tajvanin, Brunei dhe Vietnamin.

Muajin e kaluar, Vietnami dhe Filipinet i dërguan një ‘protestë diplomatike’ Pekinit për këtë, transmeton Lajmi.net.

Ushtria amerikane dhe të tjerët janë të shqetësuar për këtë për shkak që ata mendojnë se kjo do të mund të përdoret për objektiva ushtarake dhe të tjera për të forcuar pretendimet territoriale të Kinës.

Lajme të ngjashme

Back to top button