Media italiane: Shqipëria pret fitoren në tavolinë

Vendimi i pritshëm i 17 prillit për ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri ka tërhequr vëmëndjen jo vetëm të mediave shqipfolëse dhe atyre serbe, por edhe të mediave në Itali.

Portali Calciomercato ka publikuar para pak minutash një lajm ku citohet njoftimi i sotëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, raporton Portali Albeu.

“Me anë të një komunikate zyrtare FSHF ka bërë të ditur se më 17 prill KAS-i do të vendosë në lidhje me ndeshjen kundër Serbisë. Shpresat e një vendimi pozitiv lindin pas vendimit të UEFA-s për ndeshjen Mali i Zi-Rusi, që për nga dinamika ka qënë e ngjashme, por ka patur gjykim të dyanshëm”, lexohet në portalin italian.

Lajme të ngjashme

Back to top button