8 gabime të mëdha që bëni në dush

  1. Nuk i zëvendësoni peshqirët e larjes dhe sfungjerët
    Fatkeqësisht, të dy gjërat janë arsye për shumimin e bakterieve. Duhet të përdorni peshqirët e larjes vetëm tri ose katër herë para se ti hidhni në kainë larëse. Dhe që të siguroheni që të jenë vërtetë të pastër, lani me ujë të nxehtë. Kjo, gjithashtu do të eliminojë çdo erë apo yndyrë trupi. Në të njejtën mënyrë duhet të veproni edhe me sfungjerët e dushit, duhet ti hidhni pas çdo 3-4 javë.
  2. Pastroheni çdo ditë
    Ju mund të mendoni se pastrimi i përditshëm është mënyra më e mirë për të larguar papastërtinë dhe yndyrën trupore. Por, realisht nuk është. Pastrimi i tepruar i lëkurës mund ta përkeqësojë dhe ashpërsojë më shumë lëkurën duke e bërë të ndjeshme edhe më tepër ndaj yndyrës dhe bakterieve. Në vend të kësaj, aplikoni pastrim më të lehtë të trupit disa herë në javë, edhe atë gjatë natës.
  3. Lani flokët pa i krehur së pari
    Për të shmangur rënien dhe thyerjen e majave, krehni flokët shpejtë para se të laheni. Kjo ju ndihmon në të anashkaloni dëmtimet e fijeve të flokëve. Dhe në qoftëse keni flokë të dendura dhe të egra, përdorni krehër me dhëmbë të gjerë pasi të aplikoni kondicionerin për zbutje të flokëve. Pastaj lani ato tërësisht.
  4. I lani dhëmbët gjatë bërjes së dushit
    Që të bëheni shumë funksional, ndoshta nuk i jepni kujdesin e duhur dhëmbëve tuaj. Rekomandohet së paku dy minuta të plota të pastrohen me brushë dhëmbët, mundësisht edhe me brushë elektrike.
  5. I rruani së pari këmbët
    Ne e njohim situatën si është: jeni në nxitim dhe sa më shpejt rruani këmbët. E pra, nëqoftëse se nuk keni kohë, është më mirë të mos i rruani fare. Që të keni këmbë vërtetë të buta, duhet të prisni së paku 15 minuta që të qëndroni në ujë të ngrohtë sepse i duhet poreve dhe qimeve që të zbuten dhe të happen folikulet.
  6. I lani flokët çdo ditë
    Kush e dinte? Sa më shpesh ti lani flokët, aq më të yndyrshme do të bëhen për shkak se koka fillon të prodhojë yndyrë për ta rikompenzuar. Në vend të kësaj, lani flokët çdo të dytën ditë apo pas çdo tre dite – në këtë mënyrë vajrat tuaj natyrale mund të depërtojnë deri në majat, duke i bërë flokët më me shkëlqim dhe të shëndetshme.
  7. Laheni në ujë shumë të nxehtë
    Është shumë ftohtë jashtë dhe e kuptojmë – një dush i ngrohtë tingëllon si gjëja më e mirë në botë. por, uji shumë i nxehtë mund të përkeqësojë lëkurën duke shkaktuar ekzemë dhe thatësi si dhe lëkurë irrituese.
  8. Fshiheni shumë ashpër me peshqir
    Tharrja e flokëve apo fshierja me peshqir në mënyrë shumë të vrazhdë, mund të shkatërrojë folikulet e flokëve, të cilat mund të çojnë deri në dëmtim dhe thyerje. Kjo gjithashtu mund të përkeqësojë lëkurën duke shkaktuar thatësi dhe irritim. Shmanguni tharrjes së flkëve duke i mbështjellë me peshqir./femra.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button