Rama: Nuk më shqetësojnë fare vërejtjet nga BE dhe SHBA

Prezantimi i kandidatit për bashkinë e Tiranës pritet të kryhet brenda javës së ardhshme.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, në një prononcim për shtypin, ku theksoi se brenda javës që vjen do të jenë gati kandidaturat për tryezën e koalicionit.

Në përgjigje ndaj akuzave të Partisë Demokratike për prezantimin e kandidatëve të inkriminuar, Rama tha se një kandidat i shpallur prej tyre (Xhelal Mziu), u shpall fajtor nga gjykata dhe mesa rezulton do jetë në burg.

“Me keqardhje e them që PD, tjetër thotë, tjetër bën, tjetër mendon, tjetër del”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, koalicioni do të jetë një koalicion i madh për të qeverisur bashkitë dhe jo Shqipërinë, sepse Shqipëria e ka koalicionin e saj qeverisës.

“Jemi duke përcaktuar fatin e reformës administrative për të përcjellë si të mira ato për të cilat, reforma në ka çelur rrugën. Sfida e këtyre zgjedhjeve është shumë më e madhe se sfida e zakonshme e zgjedhjeve vendore. Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje politike, por zgjedhje historike”, tha Rama.

I pyetur për kritikat e Ben Blushit pas përzgjedhjes së kandidatëve të Partisë Socialiste, kreu i qeverisë, u shpreh se, “sot kam bërë disa takime, ku kemi pasur debate dhe nuk kam kujtesë për ndonjë debat të veçantë me ndonjë deputet, për mua s’ka lajm këtu”.

Kritikat e BE-së nuk më shqetësojnë

Kryeministri Rama u shpreh se vërejtjet e Bashkimit Evropian për zbatim të ligjit për të gjithë zyrtarët dhe deputetët, nuk e shqetësojnë fare. /Shekulli/

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. BRAVO…..mbase ka ardhur koha qe dikush ne shqiperi te mos fsheh perballe europes te verteten qe ndien…bravo

Back to top button