“Branitellat” dhe ish ushtarët e “UÇK-së”, në listën pa pagesë të USHT-së

Një ndër specifikat e lirimit nga pagesa në USHT, për ndjekjen e studimeve deri më tani ka konsistuar në krijimin e mundësive për të ndjekur studimet pa pagesë ish ushtarët e UÇK-së, krahas kritereve për kategoritë tjera të studentëve. Këtë vit  akademik, duke iu referuar të drejtës specifike që shteti krijoji për “ Branitellat”, një numër i caktuar i forcave të sigurisë pjesëmarrëse  në konfliktin e vitit 2001, këtë të drejtë për të ndjekur studimet pa pagesë, duan ta shfrytëzojnë në fakultete e disperzuara të USHT-së. 

Zëdhënësi i USHT-së, Selam Sulejmani, nuk dëshiron të japë hollësi rreth  kërkesës së studentëve për të qenë të liruar nga pagesa dhe nëse në to shtrohen edhe kërkesat e “ Branitellave”, për të përfituar nga ky status. “Ne jemi, universitet shtetërorë dhe nuk prejudikojmë  mbi atë se kush janë studentet që konkurrojnë në këtë universitet, thotë Selami.

Selami për “ Portalb”, thotë, “ USHT-ja, akoma nuk i ka publikuar listat e lirimeve nga pagesa, për të gjithë studentët të cilët kanë bërë kërkesë për një gjë të tillë. Në momentin që do ti publikojmë këto lista, do të njihemi më drejtë për drejt me atë  nëse të ashtuquajturit Branitella, janë liruar nga pagesa, sikundër do të mësojmë se sa ushtarë të UÇK-së e kanë përfituar këtë të drejt dhe fëmijët e dëshmoreve të luftës dhe të gjithë veprimtarëve të arsimit që kanë dhënë kontribut për këtë universitet”, thotë zëdhënësi I USHT-së, Selam Sulejmani. 

Lajme të ngjashme

Back to top button