Aliti: Do të bllokojmë çdo seancë ku do të mungojnë materialet në gjuhën shqipe

Nënkryetari i Kuvendit Rafis Aliti thotë se, si në mbledhjen e fundit në komision edhe në të ardhmen, do të bllokojnë çdo seancë ku do të mungojnë materialet në gjuhën shqipe. BDI-ja kërkon ligj të ri për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe, si zgjidhje për t’ju dhënë fund të gjitha problemeve që paraqiten nëpërdorimin e dygjuhësisë, transmeton Alsat.

“Nëse ndodh edhe në të ardhmen, një gjë e tillë gjithsesi se deputetët tanë do të kërkojnë ndërprerjet e atyre komisioneve derisa nuk sigurohen materialet edhe në gjuhën shqipe. Ne çdo herë kemi thënë, apo lideri jonë, ka thënë se çështja e gjuhës ka ngel e hapur, nuk është mbyllur. Ne gjithsesi se kërkojmë ligj të ri i cili do të jetëkontabil me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, në përputhshmëri me Marrëveshjen e Ohrit, ashtu siç garantohet. Marrëveshja e Ohrit e garanton si gjuhë të dytë zyrtare”, tha Rafis Aliti, nënkryetar i Parlamentit.

Por analistët politik rikujtojnë BDI-në se ajo vetë është pjesë e Qeverisë e cila duhet të merret me këto problem. Analisti XhelalNeziri thotë se BDI-së nuk guxon të protestojë, bojkotojë ose të ankohet sikur të jetë opozitë, por të veprojë si pjesë e Qeverisë dhe të gjejë zgjidhje për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Pak si vone Je. Nja 13 vjete sigurisht.!!!! pae nuk i bllokuat lloj,lloj ligjesh ne dem te Miletit!???
    Hipokrit dhe injorant je TI dhe kompania jote Dui…

Back to top button