Ajvazi: Jemi të pafuqishëm përballë rrëshqitjes së dheut në Orllancë

Kryetari i Komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi nuk ka qenë i informuar për rrëshqitjen e dheut në Orllancë. Në një deklaratë për televizionin Alsat, ai thotë se për këtë ka dëgjuar nga mediat.

Ajvazi pranon se Komuna e Haraçinës ka problem me buxhetin, por kujton qytetarët se vetëm përmes komunës mund ta kapërcejnë këtë problem.

“Kam dëgjuar se ka rrëshqitje të dheut, por se ka arritur deri në atë nivel unë nuk e kam ditur! Është e keqja se fillimisht banorët e Orllancës, në mënyrë institucionale duhet t’i drejtohen komunës, të analizohet puna, inspektorati të dalë në terren bashkë me neve dhe çka mund të bëhet në atë drejtim. Më pas të bëhen kërkesa ndaj institucioneve tjera më të larta se mundet apo jo! Ne nuk jemi ekspert të asaj natyre që të vlerësojmë se mund ta ndalë murri këtë katastrofë natyrore apo jo pasi kush e di prej ku e ka nisjen dhe nëse vendoset një murr mbrojtës atje poshtë, a mund ta pengojë këtë!”, tha Brahim Ajvazi, kryetar i Komunës së Haraçinës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button